Protestuesit largohen nga PS, policia hedh gaz lotsjellës
Protestuesit kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të selisë së Partisë Socialiste në Tiranë, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit.

Selia e Partisë Socialiste në Tiranë është bërë sërish epiqendër e përplasjeve gjatë protestës. Një grup protestuesish kanë hedhur molotovë dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës.
Përballë këtij sulmi, forcat e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë, duke përdorur gaz lotsjellës për të zmbrapsur protestuesit dhe për të larguar turmën nga ambientet e selisë. Situata është tensionuar sërish në këtë zonë të kryeqytetit, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe efektivëve vijojnë të shoqërojnë protestën.