Përplasjet vazhdojnë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", policia përdor autobotet dhe gaz për shpërndarjen e protestuesve
Protestuesit janë rigrumbulluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" pasi u shpërndanë nga forcat e policisë, duke çuar në përplasjet me forcat e rendit.

Tensionet janë rikthyer në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në Shqipëri, ku protestuesit janë rigrumbulluar rreth një ore pasi u shpërndanë nga forcat e policisë. Protestuesit kanë qelluar në drejtim të policisë me gurë dhe fishekzjarë, ndërsa policia ka përdorur autobotet e ujit dhe gazin lotsjellës për shpërndarjen e turmës.
Megjithatë, ndërhyrjet e policisë nuk kanë arritur të largojnë përfundimisht protestuesit nga bulevardin. Sa herë që tymi i gazit lotsjellës shpërndahet, protestuesit rikthehen dhe pozicionohen sërish në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", duke vijuar përballjen me forcat e rendit. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa përplasjet mes protestuesve dhe policisë vazhdojnë.