Shehaj: PS-ja është kthyer në objekt urrejtjeje, ndaloni këtë çmenduri
Ekspertja ekonomike Brisida Shehaj ka reaguar me kritika ndaj Partisë Socialiste dhe strukturave për protestat në vend.

Ekspertja e ekonomisë, Brisida Shehaj, ka reaguar me kritika ndaj Partisë Socialiste dhe strukturave për protestat në vend. Ajo shkruan në rrjetet sociale se PS po denigrohet, ndërsa figurat kryesore socialiste duket se po e pranojnë këtë situatë. Sipas Shehajt, sulmet e sotme në selinë e PS tregojnë se strukturat e kësaj partie kanë kthyer në objekt urrejtjeje dhe tani duhet të veprojnë për ta ndaluar këtë çmenduri. Ajo thotë: "Thirrje për drejtuesit e Partisë Socialiste (jo Rilindjes) dhe strukturat. Si mund të përfaqësohet Partia Socialiste nga këta që shihni në foto? Niko, Elisa, Blend, Ditmir, Damian, Fatmir, Klodiana, si mund të pranojnë këtë situatë? Çfare borxhi ju ka ajo parti që po e lejon të denigrohet në këtë mënyrë? Një fjalë e kam dhe për ju rilindasit që ju sollët Rama me vetë, çfare borxhi ju ka ajo parti? Ju që nuk luftuat një ditë për të, por vetëm e molët si lopë??" Shehaj argumenton se strukturat e një partie kanë kthyer në simbol urrejtje dhe se duhet të ndalohen këto çmenduri.