Trajneri Ivan Gvozdenovic largohet nga Elbasani
Trajneri serb Ivan Gvozdenovic është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Elbasanit pas humbjes së pesuar për Skënderbeun.
Trajneri serb Ivan Gvozdenovic është larguar zyrtarisht nga drejtimi i Elbasanit pas humbjes së pesuar për Skënderbeun. Klubi i Elbasanit njoftoi përmes një komunikate zyrtare se e ka pranuar vendimin e trajnerit me respekt dhe mirëkuptim. Gvozdenovic vlerësohet për punën e tij pozitive gjatë sezonit të kaluar, ku arriti të mbante ekipin në garë për titullin kampion deri në javën e fundit. Pas kësaj ndarjeje, drejtuesit e klubit të Elbasanit kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur trajnerin e ri që do të pasojë serbin në stol.