Sport
Elbasani falenderon trajnerin e dorëhequr Ivan Gvozdenovic
Klubi i Elbasanit falenderoi trajnerin e dorëhequr Ivan Gvozdenovic për kontributin e tij gjatë këtij rrugëtimi.

Klubi verdheblu përmes një postimi në rrjetet sociale e falenderoi trajnerin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e tij të çmuar gjatë këtij rrugëtimi. Në postimin e tyre, Elbasani shprehet se historia që shkruan së bashku do të mbetet përgjithmonë dhe urojnë suksese në të ardhmen trajnerit të dorëhequr.