"Policia refuzon urdhrat e eprorit dhe përplaset me të: O vëllai, mos më fol mua herë tjetër ashtu"
Dy policë kanë përplasur në një debat ashpër verbal në Tiranë gjatë protestave të sotme, pasi njëri prej tyre i kërkoi tjetrit të ikë nëpër shtëpi për të shoqëruar qytetarët.

Një incident i tillë është regjistruar gjatë protestave të sotme në Tiranë, ku dy efektivë të Policisë së Shqipërisë janë përfshirë në një debat të ashpër verbal. Nga biseda e kapur në pamje, duket se njëri prej tyre, që ngjan të jetë në një pozicion më të lartë drejtues, i kërkon kolegut të shoqërojë qytetarët, madje edhe deri në banesat e tyre.
“Mirë, ik shoqëroji dhe nëpër shtëpi. Ne po punojmë këtu, vëllai”, deklaroi efektivët në një moment kur tensionet mes protestuesve dhe forcave të rendit vijonin në kryeqytet.
Por polici tjetër reagon ndaj mënyrës se si i është drejtuar kolegu i tij, duke kundërshtuar tonin e përdorur dhe duke lënë të kuptohet se nuk është dakord me veprimet që po i kërkohen.
“O vëllai, mos më fol mua herë tjetër ashtu, se fole gabim. Më fole shumë keq. Më erdhi gjynah”, i përgjigjet ai.
Reagimi i tij pasohet nga një tjetër përgjigje e ashpër e efektivit që duket si epror, i cili këmbe ngul në kërkesën për shoqërimin e qytetarëve.
“Të erdhi gjynah? Ik e shoqëroji nëpër shtëpi”, thotë ai.