Aktualitet

LIVE/ Skenë "lufte" në Tiranë, i vihet flaka komisariatit nr.3, sulmohen dy ministri

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Protesta e studentëve dhe qytetarëve të Tiranës, që filluan sot, është shpërthyer në tensione të rënda dhe sulme ndaj policisë dhe objekteve të qeverisë.

Foto nga burimi: LIVE/ Skenë “lufte” në Tiranë, i vihet flaka komisariatit nr.3, sulmohen dy ministri. Breshëri moltovësh dhe fishekzjarrësh mbi policinë, dhjetëra të plagosur nga të dyja palët

Protesta e sotme është e gjashtë e rreshtit dhe është filluar me një detaj i pazakontë, ku disa të rinj kanë kërcyer dhe kënduar në mes të rrugës, para efektivëve të Policisë. Njëri prej protestuesve, pasi u ka bërë thirrje bashkëprotestuesve të mos ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve të Policisë, si dhe këtyre të fundit që të mos dhunojnë protestuesit, në shenjë revolte ka grisur certifikatën që i ishte dhënë nga ish-ministrja e Arsimit, Besa Shahini, si fitues i Olimpiadës së Historisë.

Por pas pak momenteve qetësie, nisën tensionet dhe hedhja e gurëve në drejtim të policisë, e cila është po qëndron pranë Ministrisë së Arsimit. Nga tensionet ka mbetur e lënduar një gazetare, e cila u largua nga zona e protestës me ambulancë. Polica më pas i ka larguar ata drejt qendrës, teksa disa prej protestuesve janë shoqëruar në komisariate.

Protestuesit kanë ndaluar para selisë së Partisë Socialiste, ku kanë nisur ta sulmojnë godinën me gurë, duke goditur edhe pjesën e derës dhe duke thyer xhamat. Video/ I gjakosur në rrugë, një person goditet nga protestuesit, policia e largon nga turma.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.