Balla: Protesta nuk është e studentëve, PD të distancohet nga dhuna
Taulant Balla, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka deklaruar se protesta nuk është e studentëve dhe ka thirrur Partinë Demokratike të distancohet nga akte të dhunës dhe të mos mbështesë persona të përfshirë në këto akte.

Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, ka komentuar protestën dhe akte të dhunës të shënuara gjatë saj. Ai ka akuzuar Partinë Demokratike se po strehon persona të përfshirë në këto akte.
Balla ka deklaruar se gjatë protestës së djeshme u sulmuan selia e PS-së dhe institucione të tjera, ndërsa pretendoi se një pjesë e personave të përfshirë u fshehën në ambientet e institucioneve të Partisë Demokratike. Ai ka bërë thirrje opozitës të distancohet nga dhuna dhe të mos mbështesë personat e përfshirë në akte të tilla.
Sipas tij, një pjesë e personave të arrestuar kanë precedentë të mëparshëm penalë, ndërsa ai theksoi se mes tyre ka edhe shtetas të huaj. Balla ka pretenduar se asnjëri prej tyre nuk ishte student, duke argumentuar se protesta nuk mund të konsiderohet më si një protestë e studentëve.
Balla ka ndal edhe te ecuria e protestës, duke thënë se pesë kërkesat fillestare janë lënë pas dhe se kërkesa kryesore është bërë largimi i kryeministrit. Ai ka thënë se kryeministri ka shprehur gatishmërinë për dialog.
“Sot për herë të parë PD, ka kërkuar ta mazhoranca i bën mbledhjet në sallën e katit të 4 dhe partia në opozitë i bën në . Thirrja ime për PD të distancohet nga akte dhunë të mos mbështesë persona të përfshirë në akte dhunë, dhe të mos e kthejë PD në një strofull ku fshihen elementë kriminalë. Pjesë më e madhe e personave të arrestuar janë persona me precedentë të tjerë penalë. Dhe nga 51 personat e arrestuar ditën e parë nuk kishte asnjë student. Ka edhe persona me shtetësi të huaj. Pra ju konfirmon që kjo nuk është një gjë brenda Shqipërisë. Edhe kur kanë qenë flamingot kam qenë i zëshëm në publik, një moment flamingot ikën dhe aty mbetën sorrat. Që ditën e 6 pesë kërkesat u harruan. Dhe u zeruan të gjitha thanë të ikë kryeministri. Ai doli dhe tha dialog, hajde të flasim. Tani jemi në kushte që protesta nuk është e studentëve, faktet janë që nuk ka studentë të arrestuar. Të gjitha protestat e ashtë-quajtura në rrethe organizohen nga degët e PD”, tha ai.