Aktualitet
Protestuesit brenda selisë së PD-së: Efektivët kanë dhunuar dhe provokuar
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, deklaroi se efektivët kanë mbushur selinë e partisë me gaz lotsjellës dhe kanë dhunuar dhe provokuar protestuesit.

Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, deklaroi se efektivët kanë mbushur selinë e partisë me gaz lotsjellës dhe kanë dhunuar dhe provokuar protestuesit. "Kanë helmuar njerëzit të gjithë brenda. Këta i kanë futur bombolat e gazit brenda PD-së. Kanë dhunuar gra e burra që ishin për qejfin e tyre brenda PD-së. O çunë keni Komandant ju këtu? Erdhën e na provokuan. Panë njerëz aty dhe mbushën oborrin dhe godinën e PD-së me gaz lotsjellës", tha Bozdo.