Rama nxjerr sërish fadromat, "zhvesh" bulevardin nga pllakat
Fadromat kanë nisur punën për të hequr gurët dhe pllakat e trotuarit pranë Kryeministrisë, duke e lënë sipërfaqen e zhveshur deri në dheun.

Gjatë ditës së shtunë, makineritë e renda janë rikthyer në bulevardin "Deshmorët e Kombit" pas përfundimit të protesteve kundër qeverisë Rama. Fadromat, të cilat u panë në punë edhe paraditen e së dielës, përpara nisjes së demonstratës, po heqin gurët dhe pllakat e trotuarit pranë Kryeministrisë, duke e lënë sipërfaqen të zhveshur deri në dheun.
Zona pranë Kryeministrisë është kthyer sërish në një kantier punimesh mbrëmjen e së dielës, menjëherë pas përfundimit të protesteve kundër qeverisë së Edi Rama. Makineritë e renda kanë dalë përsëri në bulevardin "Deshmorët e Kombit", ku po hiqen gurët dhe pllakat e trotuarit në zonën pranë godinës së qeverisë.
Fadromat kishin nisur punën që paraditen e së dielës, disa orë para fillimit të protesteve. Ato u panë duke larguar gurë dhe pllaka nga hapësirat e trotuarit pranë Kryeministrisë, në një kohë kur autoritetet po përgatiteshin për një tjetër ditë demonstratash dhe përpleshje.
Pas përfundimit të protesteve, makineritë janë rikthyer në të njëjtin zonë. Këtë herë, ndërhyrja po shkon më tej: po hiqen të gjitha pllakat dhe gurët e trotuarit, ndërsa sipërfaqja po zbulohet deri në shtresën e dheut.
Pamjet e mbrëmjes tregojnë një makineri të renda në punë dhe një pjesë të trotuarit të zhveshur nga shtresa e gurëve. Ndërhyrja po zhvillohet në të njëjtin bulevard ku, gjatë orëve të mëparshme, protestuesit dhe policia u përballën me gurë, gaz lotsjellës dhe ujëhedhëse.
Ndërhyrja vjen pas një të dielë me tensione në të gjithë Tiranën. Përplesjet nisën në zonën e institucioneve qeveritare dhe u shtrinë më pas në Sheshin Skënderbej, pranë Ministrisë së Brendshme, te Komisariati Nr. 3 dhe në disa rrugë të kryeqytetit.
Gjatë ditës, selia e Partisë Socialiste u sulmua dy herë, ndërsa në mbrëmje, policia hodhi gaz lotsjellës edhe në oborrin e selisë së Partisë Demokratike, ku kishin hyrë protestues që po ndiqeshin nga efektivët.
Ndërsa situata në rrugët e Tiranës është qetësuar dhe policia ka nisur patrullimet e shoqërimin e protestuesve, pranë Kryeministrisë vijon puna e fadromave. Bulevardi ku u zhvilluan përplesjet po ndryshon pamje, me trotuare të zhveshura nga gurët dhe pllakat, vetëm pak orë pas përfundimit të demonstratës.
Edi Rama deklaroi mëngjesin e së dielës se nuk do të japë dorëheqjen, ndërsa protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e tij nga drejtimi i qeverisë.
Media që s’e dorëzon pavarësinë e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.