Moska zyrtare i përgjigjet Ramës: Qytetarët shqiptarë janë të pafajshëm për trazirat
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka deklaruar se qytetarët shqiptarë janë të pafajshëm për trazirat në Shqipëri dhe se kryeministri Edi Rama nuk duhet të hedhë fajin të tjerëve.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka ndarë një deklaratë të Moskës zyrtare lidhur me akuzat e shprehura nga kryeministri Edi Rama, se Rusia është një vend që qëndron pas trazirave në vend. Ambasada e Federatës Ruse në Shqipëri ka shpërndarë qëndrimin e Zakharovës, në të cilin theksohet se në rrugët e vendit kanë dalë qytetarët shqiptarë, prandaj edhe Rama nuk duhet të u hedhë fajin të tjerëve.
"Raportet e mediave: 'Kryeministri i Shqipërisë ka akuzuar Rusinë dhe Iranin se qëndrojnë pas trazirave në vend. Edi Rama deklaroi se protestat janë vepërimi i të huajve që nuk duan që Shqipëria t'i bashkohet BE-së.' Jo, Edi Rama, janë qytetarët e vendit Tuaj që kanë dalë në rrugë në protestë, dhe Ju nuk duhet të hidhni fajin të tjerëve. Rregulloni vetë problemet Tuaja të brendshme", thuhet në reagim.
Kjo deklaratë vjen në një kohë kur Shqipëria është në mes të një krizë politike dhe sociale, me protesta të rëndësishme në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Rusinë dhe Iranin për të qëndruar pas trazirave, por deklaratën e Zakharovës është një reagim i Moskës kundër këtyre akuzave.