Prindërit presin te komisariati nr.3 fëmijët që u shoqëruan nga policia, lirohen dy prej tyre
Prindërit e fëmijëve që u shoqëruan nga policia kanë shkuar te komisariati nr.3 për të marrë informacione mbi gjendjen e tyre.

Gazetarja e Top Channel, Kristi Gongo, gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, u shpreh se në Komisariatin nr.3 të Policisë kanë shkuar disa prindër që kanë fëmijët në paraburgim. Përveç momentit kur komisariati u sulmua nga protestuesit dhe zyra e pritjes u vu në zjarr, këtu është momenti kur prindërit presin daljen e fëmijëve nga paraburgimi. Pas më shumë se 4 ditë që presin, qëndrojnë këtu për të marrë informacione mbi gjendjen e fëmijëve të tyre. Nuk kanë mundësi komunikimi. Ka patur një tentativë tjetër për të sulmuar komisariatin. Në momentin që Kristi Gongo po raportonte live, dy të rinj u liruan dhe u bashkuam me prindërit e tyre. “Ne u ndaluam, por jo me dhunë. Nuk ka patur dhunë”, tha një vajzë që doli nga paraburgimi.