Aktualitet
Kushte atmosferike të qëndrueshme, njihuni me parashikimin e motit për sot
Vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen përgjatë relieveve të larta malore, ndërsa në zonat e tjera moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët.

Sipas parashikimit meteorologjik, vranësira të pakta kalimtare mund të shfaqen përgjatë relieveve të larta malore, ndërsa në zonat e tjera moti do të jetë përgjithësisht i kthjellët. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi në juglindje, me shpejtësi mesatare deri në 6 m/s. Në detin Adriatik dhe Jon pritet valëzim i forca 1–2 balle.