Brozi: Berisha arkitekti i dhunës, financon molotovët!
Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka deklaruar se Sali Berisha është arkitekti i dhunës në Shqipëri dhe se ai financon molotovët.

Ish-kryetari i Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozi, ka reaguar sërish për protestat në Shqipëri, duke deniuar aktet e dhunës dhe zjarrvëniet, ndërsa ka shprehur mbështetjen për protestat paqësore të studentëve.
Brozi thotë se ngjarjet e ditëve të fundit i shkaktojnë shqetësim shoqërisë shqiptare, duke kujtuar edhe epizodet e mëparshme të dhunës në historinë e vendit, si viti 1997 dhe ngjarjet e vitit 2011.
Ai akuzoi Berishën, duke e cilësuar si përgjegjës për nxitjen e dhunës në Shqipëri dhe duke pretenduar se ai financon personat që përdorin molotovë. Këto janë akuza të bërë nga Brozi në deklaratën e tij.
“Të drejtat e protestuesve, që kërkonin një reformë kushtetuese ku mandati të kufizohej në 2, e nxis parlamentin shqiptar ta miratojë këto. Kërkonin reformë zgjedhore që populli të zgjidhte deputetët e tij.
Arkitekti i dhunës në Shqipëri ka qenë Sali Berisha, është zjarrvënsi edhe në këto situata, financon molotovistët. E ka provuar në gjithë historinë 30-vjeçare të vendit tonë. SPAK-u e le të lirë kryeterroristin e 21 janarit. Çdo veprim i SPAK-ut përcëllon dhe merret si një nxitje për akte dhunë nga elementë ekstremistë që mund të jenë në Shqipëri”, thotë Brozi.