Sociale

"Dënoj dhunën e policisë, por studentët kanë mbështetjen time"

4 min leximPublikuar më

Burimi: Dosja ·

Lea Ypi, një gazetare shqiptare, kritikon Ramën dhe deklaron se studentët kanë mbështetjen e saj dhe se ajo do të ndërmjetësojë për ta ndalur dhunën e policisë.

Foto nga burimi: "Dënoj dhunën e policisë"/ Lea Ypi kritika Ramës: Studentët kanë mbështetjen time! Shqipëria ka nevojë për ndryshim të vërtetë

Të dashur miq, gazetarë dhe lexues, që më keni shkruar për të më kërkuar një mendim për protestat në Shqipëri: mendimin tim e kam bërë të qartë katër muaj më parë dhe nuk e kam ndryshuar. Po e përsëris, meqë pyetjet vazhdojnë. Unë nuk jam ndier ndonjëherë e përfaqesuar nga e majta qeverisëse në Shqipëri dhe nuk ndihem e përfaqesuar as nga e djathta opozitare që i nxit turmat të ndezin zjarre dhe të hedhin kapsolla në bulevard. Dhuna pa strategji e pa plan për të ardhmen kthehet në vëllavrasje të kotë. Kjo nuk do të thotë se dhuna për një parim të drejtë është e gabuar në çdo rrethanë. Por dhuna politike justifikohet vetëm kur, së pari, pas saj ka një projekt të bindshëm ndryshimi shoqëror dhe, së dyti, kur dhuna është mënyra e vetme për ta realizuar atë projekt.

Tani cili është projekt? Është fatkeqësi që në shoqërinë shqiptare, 35 vjet pas rënies së komunizmit, i vetmi projekt i ndryshimit të pushtetit shtronet si zgjedhje ndryshimi pushtetarësh. Zëvendësimi i një individi në pushtet apo në opozitë me një individ tjetër nuk është projekt kombëtar, është projekt partiak. Janë partitë përkatëse, ato që duhet të marrin përgjegjësi. Zëvendësimi i oligarkisë me demokraci sociale, ky po është projekt politik. Për fat të keq, ky projekt sot për sot është shumë i vështirë për t'u realizuar në Shqipëri, por edhe në botë: ca për arsye gjeopolitike, ca se na ngatërrrohet kultura e feja, ca për faj të konflikteve të brendshme, ca se sa më e brishtë të jetë demokracia e sa më agresiv të jetë kapitalizmi, aq më shumë oligarkët arrijnë të blenë çdo pushtet, çdo politikan, çdo zyrtar (si ata që janë tani aty, ashtu edhe ata që do të vijnë).

Po edhe sepse duhet punuar më shumë me brezin e vjetër për t'u kuptuar traumat e së shkuarës dhe me atë të ri për ta kthyer zemërimin në zgjidhje.

Problemi është se standardet demokratike për t'u kërkuar transparencë udhëheqësve në Shqipëri nuk janë vënë kurrë. Nga njëra anë, se i gjithë rendi i ashtuquajtur demokratik është pjellë e PPSH-së, nga gjiri i saj i cilës dolën drejtuesit e të dyja partive që kanë qeverisur që atyherë. Nga ana tjetër, sepse kapitalizmi nuk ka nevojë për demokraci për t'u zhvilluar: tregut privat i mjafton të ketë klientë. Korrupsioni nuk është shkaku i mosfunksionimit të rendit politik, por pasoja e nënshtrimit ndaj rendit ekonomik. Në kapitalizëm edhe njeriun me të ndershëm e flak sistemi. Ose e përdor duke e blerë, ose e nxjerr jashtë përdorimit kur nuk e ble dot.

Tani ca përgjigje ndaj pyetjeve që më bëhen shpesh këto ditë. A e dënoj unë dhunën e policisë? Sigurisht. Një shtet ku mbizotëron e drejta nuk ka nevojë ta mbajë rendin me shkopa gome. Gjithë dhembshurinë dhe mbështetjen time e kanë studentët në protestë, por edhe efektivët e policisë që rrezikojnë jetën për një kafshatë bukë. A do ta kisha dhënë dorëheqjen unë po të isha sot në drejtim të Shqipërisë? Me siguri në qershor. Po mbase edhe pas arrestimit të deputetit apo ministrit të pare. Mbase pas fitores së mandatit të radhës. Fundja edhe për të vënë një standart ndryshe, dreqi ta hajë. Këto janë çështje rreth të cilave unë nuk kam asgjë të re për ti shtuar debatit që vjen në Tiranë. Janë thashetheme për stacionet e portalet të cilëve me siguri u intereson që alternativa shoqërore të kthehet në çështje biografike personale.

Studentët, lexuesit, miqve, aktivistëve që ndajnë bindjet e mia të majta, do t'u këshilloja të rikthehen te protestat vetëm paqësore, të përdorin hapësirat që krijojnë këto protesta për të ndërtuar alternativën që i duhet Shqipërisë (por edhe Evropës) dhe për të rritur ndikimin e tyre politik sado e vështirë të jetë nga dita në ditë. Do t'u kërkova të shmangin bashkëudhëtimin, manipulimin e përcarjen nga ata që s'kanë asnjë lidhje me projektin tonë. Duhet këmbëngulje për të ndërtuar të majtën e vërtetë shqiptare.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.