Tragjedi në Egje: 6 emigrantë mbyten në Mitilini
6 emigrantë mbyten në një incident në Egje, ndërsa një grua dhe një foshnjë ishin mes viktimave.

Një tjetër tragjedi ndodhi në Egje, kur një skafi me emigrantë që kishte hyrë në ujërat greke pa sinjalistikë u përplas me një skaf i rojës bregdetare greke. 6 vetë u nxorën pa shenja jete, ndërsa 8 të tjerë dhe trafikanti u shpëtuan dhe u dërguan në spital. Në zonë vazhdojnë kërkimet pasi ka ende dyshime se ka persona të zhdukur në ujërat e ftohta të Egjeut. Prokuroria e Mitilinit ka urdhëruar një hetim urgjent dhe një hetim i brendshëm i rojës bregdetare greke për tejkalim kompetencash prej drejtuesit të barkës së rojës bregdetare greke. Ekipe të Frontex janë në zonë për të ndihmuar në kërkimet. Zona e Egjeut lindor mbetet një prej pikave më të nxehta të hyrjes së emigrantëve të pa ligjshëm drejtë bashkimit europian.