Rama: PD është strehë e të miturit të dhunshëm
Kryeministri Edi Rama akuzoi PD se mbështet dhe bëhet strehë e të rinjve pas sulmeve të dhunshme kundër policisë, pronës publike dhe private në Tiranë. Rama deklaroi se dhuna nuk ka vend në demokracinë shqiptare dhe se ata që qëndrojnë pas protestave ëndërrojnë që policia t’i marrë jetën një të mituri për të rikthyer një tjetër “21 Janar” dhe për të vendosur shenjën e barazimit. Ai shtoi se ata që mbrëmë u dhanë strehim politik, refuzimin për ta lënë policinë të bëjë punën e vet, por s’e kishin deri në fund kurajën të bënin këtë që po bëjnë sot. Rama tha se shteti do ta fitojë betejën përballë protestave të dhunshme dhe paralajmëroi se kush mendon se mund të marrë pushtetin përmes dhunës, do

Kryeministri Edi Rama akuzoi PD se mbështet dhe bëhet strehë e të rinjve pas sulmeve të dhunshme kundër policisë, pronës publike dhe private në Tiranë. Rama deklaroi se dhuna nuk ka vend në demokracinë shqiptare dhe se ata që qëndrojnë pas protestave ëndërrojnë që policia t’i marrë jetën një të mituri për të rikthyer një tjetër “21 Janar” dhe për të vendosur shenjën e barazimit. Ai shtoi se ata që mbrëmë u dhanë strehim politik, refuzimin për ta lënë policinë të bëjë punën e vet, por s’e kishin deri në fund kurajën të bënin këtë që po bëjnë sot. Rama tha se shteti do ta fitojë betejën përballë protestave të dhunshme dhe paralajmëroi se kush mendon se mund të marrë pushtetin përmes dhunës, do të zhgënjehet. Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, theksoi se protesta ka kaluar vijën e kuqe dhe se elementët e dhunës kanë arritur në nivele që tregojnë se kjo nuk është më protestë studentore.