Shpërthim me tritol në Vlorë, automjeti i administratorit të Njesisë Administrative Shushicë është dëmtuar
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës, ku një persona ende të paidentifikuar ka dëmtuar automjetin e administratorit të Njesisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj.

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në fshatin Llakatund të Vlorës, ku një persona ende të paidentifikuar ka dëmtuar automjetin e administratorit të Njesisë Administrative Shushicë, Igli Bimaj. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50 të mëngjesit të sotëm, ndërsa makina e 29-vjeçarit ishte e parkuar pranë banesës së tij. Sipas informacionit paraprak të policisë, autorët dyshohet se kanë përdorur lende plasëse për të dëmtuar automjetin. Deri tani nuk ka të dhëna për persona të lënduar apo për motivet e ngjarjes. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e shpërthimit dhe për të identifikuar personat që vendosën lende plasëse. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.