Aktualitet

Pse arritëm deri te dhuna?

3 min leximPublikuar më

Burimi: CNA ·

Shpresa e një qytetari për të kuptuar arsyet që sollën deri te dhuna në Tiranë.

Foto nga burimi: Pse arritëm deri te dhuna?

Edhe pse jemi në një moment kur duket se fjala nuk ka më vlerë, sërish po përqëndrohem në të arsyetuar mbi atë që po ndodh. Nuk e përjashtoj teoriën e dorës së huaj. Revolta e Tiranës është e ngjajshme me atë në Paris dhe disa qytete italiane. Por revolta e të rinjve shqiptarë, sado e frymëzuar nga lëvizjet ANTIFA (te mbiquajturat lëvizjet antifashiste), nuk është një ANTIFA. Apor, më shumë se ANTIFA, ajo është ANTIkorrupsion. Po përqëndrohem në të bërë një kronologji të të arsyetuar të atyre që sollën deri këtu: U rrit pushteti personal i kryeministrit dhe u shua gradualisht çdo zë kritik dhe çdo hapësirë demokracie brenda partisë. U përqëndrua në një dorë qeverisja dhe ministrat u shndërruan thjesht në zbatues urdhrash. U vu nën kontroll pushteti vendor dhe kryebashkiakët u bënë thjesht vartës të kryeministrit. U rrit fuqia e pushtetit politik. Drejtuesit politikë të PS-së në qarkë morën më shumë pushtet se ministrat dhe drejtuesit vëndorë të zgjedhur me votë. Partia në pushtet u mbivendos me shtetin dhe institucionet e tij. U korruptua dhe inkriminua procesi zgjedhor. Shteti dhe krimi u vunë në shërbim elektoral të partisë në pushtet dhe rrotacioni politik u pamundua. Parlamenti pushoi se funksionuari si institucion kontrollues i ekzekutivit, duke u kthyer në një mekanizëm që miraton çdo gjë që kërkon qeveria, madje edhe ligje nominale. Parlamenti u mbush me deputetë pa integritet, të cilët funksionojnë thjesht si kartona votimi dhe shpërndarës të statusit të kryeministrit në rrjetet sociale. U korruptua media, duke u shuar si pushtet dhe duke braktisur misionin e saj. Nga “qen roje” i demokracisë, u kthye në “klysh shoqërimi” të pushtetit. U inkriminua ekonomia, duke vrarë konkurrencën dhe duke i hapur rrugë parasës se pistë dhe krimit. Ekonomia përfundoi në duart e një kaste njerëzish që ndërthurin pushtetin politik, biznesin dhe krimin. Qytetari u shndërrua thjesht në një numër, pa rol real në qeverisje. Korrupsioni, abuzimi me paratë publike dhe arroganca e të fortëve me pushtet u kthyen në normë. Kjo arrogancë bëri që qytetarët, kur protestuan si qytetarë të mos dëgjoheshin, por nga deputetë dhe ministra, u shanë, u linçuan, u përgojuan, u etiketuan si sorra e korba. Korrupsioni dhe krimi u bënë mjet pasurimi dhe përcaktues i statusit social, ekonomik dhe shoqëror, duke përjashtuar ata që nuk kanë akses në qeverisje. U rrit kostoja e jetës për të varfërit dhe u tkurr deri në zhdukje shtresa e mesme. U krijuan klasa shoqërore artificiale: KLASI I, banorët e “Green Coast”-it e Gjirit të Lalzit. KLASI II, III etj, ata që jetojnë në qytetet që shkatërrojnë pronarët dhe banorët e Klasit I. Në atë turmë që gjuan me gurë mund të ketë të rinj të dhunshëm, të paguar nga “dora e huaj”, të paarsyeshëm, kriminale të tjerë etj etj. Por daljen e tyre në rrugë dhe shumë të tjerëve që nuk qëllojnë me gurë, e nxiti pikërisht degradimi i demokracisë, thellimi i korrupsionit, shkelja me këmbë e qytetarit nga arroganca e pushtetit, parasë se korrupsionit dhe krimit. Shkurt, pushteti degradoi në atë pikë, sa kundërshtarin politik dhe qytetarin kritik i pa si armiq dhe i trajtoi si të tillë. Edhe tani, kur qyteti është zhytur në tym e flakë, sërish arkimun pushteti e kërkon vetëm në rrugë, vetëm tek ata që i kërkojnë të lirojnë zyrat. Pushteti refuzon me “heroizëm” të shikojë ndonjë problem tek vetja. Ky do të ishte edhe hapi i parë për të rikthyer qetësinë. Ai që fiton zgjedhjet nuk fiton certifikaten e pronësisë mbi popullin, atdheun, drejtësinë, ekonomisë dhe të ardhmen e të rinjve. Ai fiton vetëm detyrimin për të qeverisur!

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.