Tritol në Vlorë, dëmtohet automjeti i kreut të njësisë administrative Shushicë, zbulohen detajet e prapë
Automjeti i administratorit të njësisë administrative Shushicë është dëmtuar në fshatin Llakatund, në Vlorë, në orën 02:50 të mëngjesit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit të incidentit.

Një automjet në pronësi të administratorit të Njësisë Administrative Shushicë është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit në fshatin Llakatund. Ngjarja është regjistruar rreth orës 02:50, ndërsa automjeti ishte i parkuar pranë banesës së 29-vjeçarit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
“Rreth orës 02:50, në fshatin Llakatund, është dëmtuar dyshohet me lëndë plasëse automjeti i shtetasit I. B., 29 vjeç, banues në Shushicë, me detyrë administrator i njësisë administrative Shushicë, i parkuar afër banesës së tij.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.