Tifozët e Juventusit kërkojnë rikthimin e Contes në pankinë
Tifozët e Juventusit kërkojnë rikthimin e Antonio Contes në pankinë, pas disfatës në shtëpi kundër Lazios.

Disfata e pësuar në shtëpi kundër Lazios riktheu kontestimet e tifozëve të Juventusit që në përfundim të ndeshjes e fërshëllyen skuadrën. Në vorbullën e kritikave përfundoi edhe Luciano Spalletti, mbi të cilin prej kohësh është hija e Antonio Contes. Nëse lexon komentet e tifozëve bardhezinj, Antonio Conte duket si opsioni kryesor, kjo edhe për shkak të deklaratës së fundit të bërë prej tij: ‘Dua një nga ato klube që e kanë humbur nga sytë historinë e tij’. Në lidhje me një mundësi të ardhjes së Contes në pankinën e Juventusit, foli edhe Alessio Tacchinardi, ish shok skuadre me të te bardhezinjtë: ‘ Nuk e di nëse do të pranonte, ndoshta i dërgoj ndonjë mesazh. Vetëm ai mund të ndryshojë totalisht skuadrën në aspektin mental’. Ndërsa Riccardo Trevisani shkon edhe më tej. ‘Do të vinte me vrap! Edhe me këtë skuadër, por ai do të vinte në lëvizje klubin në merkato’.