Pensionisti i bashkohet protestës së studentëve: Rama e futi popullin në luftë, të ikë një orë e më parë
Një pensionist është bashkë me studentët në protestën e tyre në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë për kushtet ekonomike dhe situatën politike në vend.

Një pensionist është bashkë me studentët në protestën e tyre në Tiranë, duke shprehur pakënaqësinë për kushtet ekonomike dhe situatën politike në vend. Gjatë tubimit, ai foli për vështirësitë ekonomike që përballon si pensionist, ndërsa kritikoi edhe drejtuesit politikë.
"Ne jemi një popull që kemi dalë në protestë, me shumë vuajtje. Jam pensionist me një pension qesharak. Një njeri që do të rrijë në karrige e futi popullin në luftë. Ky duhet të ikë një orë e më parë nga ky pushtet", tha ai.
Pensionisti tha se kishte vendosur t'i bashkohej protestës për të shprehur pakënaqësinë e tij ndaj gjendjes aktuale në vend. Ndërkohë, protesta në Rrugën e Durrësit vijon me pjesëmarrjen e studentëve dhe qytetarëve të tjerë.