Aktualitet
Tensionet mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit
Protestuesit kanë nisur përleshje me policinë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, pasi efektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës drejt tyre.

Kanë nisur tensionet mes protestuesve dhe policisë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Gjatë protestës, efektivët e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të tyre, duke shkaktuar tensione në zonë. Menjëherë pas ndërhyrjes së policisë, protestuesit janë organizuar dhe kanë arritur të izolojnë gazin lotsjellës. Ngjarja ka tensionuar situatën përpara godinës së Ministrisë së Arsimit, dhe studentët janë larguar drejt qendrës.