Vrasja e dy vëllezërve në Kamëz, autori me profesion ushtarak
Dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri në Kamëz, njëri prej tyre është i plagosur, ndërsa autori i vrasjes është një ushtarak.

Detaje të reja vijnë nga vrasja e dy vëllezërve Islamaj në Kamëz, ku dy vëllezër humbën jetën dhe vëllai i tretë mbeti i plagosur. Viktimat janë identifikuar si Selam Islamaj dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur Shefqet Islamaj, vëllai i tyre.
Sipas informacioneve paraprake, Ngushëllim Manzi, me profesion ushtarak, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj. Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten për të u zbardhur, ndërsa pritet informacion i mëtejshëm nga autoritetet për dinamikën e konfliktit dhe veprimet hetimore.
Autori i vrasjes së dy personave në Kamëz është arrestuar nga policia. Bëhet me dije se viktimat janë vëllezërit Selam dhe Nazmi Islamaj.