Aktualitet
Ofensive e policisë, largon protestuesit nga Rruga e Durrësit me ujë me piper
Protestuesit u larguan nga Rruga e Durrësit pas sulmit dhe hedhjes së ujit me piper nga policia.

Policia ka arritur që të largojë protestuesit nga Rruga e Durrësit, aty ku nisi dhe sulmi i parë ndaj njëri-tjetrit. Gazetarja e Top Channel, Marinela Lina, tha për emisionin “Shqipëria Live” me Sidorela Gjonin, se pas hedhjes së ujit, protestuesit u nisën drejt qendrës së Tiranës. Sipas gazetares, protestuesit janë ndarë në grupe të ndryshme, që të mos kapen nga autobotet e ujit.