Aktorja e famshme "Sadna" reagon për protestat në Shqipëri: Dhimbja juaj nuk më duket e largët
Aktorja indiane Sara Khan, e njohur në Shqipëri si "Sadna" nga seriali "Bidaai", ka shpërndarë një mesazh mbështetjeje për shqiptarët pas protestave në Tiranë. Ajo ka ndarë një video nga protestat dhe e ka shoqëruar me fjalën "Prayers" (Lutje) dhe simbole që shprehin dhimbje dhe solidaritet.

Aktorja indiane Sara Khan, e njohur në Shqipëri si "Sadna" nga seriali "Bidaai", ka shpërndarë një mesazh mbështetjeje për shqiptarët pas protestave në Tiranë. Ajo ka ndarë një video nga protestat dhe e ka shoqëruar me fjalën "Prayers" (Lutje) dhe simbole që shprehin dhimbje dhe solidaritet.
Reagimi i saj vjen në një moment kur protestat në kryeqytet janë shoqëruar me tensione, përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe autobuseve me ujë.
Në një postim në Instagram, Sara Khan ka shpërndarë një video nga protestat në Shqipëri, të cilën e shoqëron me fjalët: "Shqiptaret e mi të dashur, ju më mirëpritët në shtëpitë tuaja si Sadna dhe më dhuruat kaq shumë dashuri, pavarësisht gjuhës dhe largësisë, të cilat nuk dukeshin se kishin aspak rëndësi. E kam mbajtur me vete gjithë këto dashuri që prej asaj kohe. Sot, zemra ime është e renduar teksa mendoj për ju, veçanërisht për të rinjtë tuaj, për shpresat e tyre dhe për familjet që presin që ata të kthehen të sigurt në shtëpi."
Ajo shtoi se është "thellësisht tronditëse" që zemrat e reja duhet të përballet me kaq shumë frikë, kur në të vërtetë duhet të kenë kaq shumë arsye për të pritur me entuziazëm ata që i pret përpara. Çdo i ri meriton të ndihet i dëgjuar, të trajtohet me butësi dhe dinjitet, si dhe të besojë se ëndrrat e tij kanë vend në vendin ku jeton. Ajo dëshiron që këto fjalë të sillnin sadopak ngushëllim për këdo që po vuan. Për çdo prind të shqetësuar, çdo të ri të frikësuar dhe këdo që po përballet në heshtje me vështirësitë: ajo ka mendimet dhe lutjet e saj. Ajo bënë që dikush shumë larg jush të ndihet si një nga ju. Ajo lutet, dijeni se dhimbja juaj nuk më duket aspak e largët.
Me dashuri dhe me një lutje të heshtur për ditën e qetë, Sadna juaj", përfundon mesazhin e saj aktorja.