Ekonomi
Kryeministri francez vendos "shtetrrethim" në disa qytete për të mbrojtur bizneset
Kryeministri francez Sébastien Lecornu ka kërkuar autoriteteve rajonale të vendosin orë policore në disa qytete për të mbrojtur bizneset pasi demonstratat e fundjavës u shndërruan në dhunë.

Kryeministri francez Sébastien Lecornu u ka kërkuar autoriteteve rajonale të vendosin orë policore në disa qytete për të mbrojtur bizneset pasi demonstratat e fundjavës u shndërruan në dhunë. Ai tha se masat do të jenë të pjesshme dhe të lokalizuara për të mbrojtur bizneset dhe qytetarët. Ai nuk tha se në cilat qytete do të vendoset orë policore dhe as çfarë forme do të marrin ato, por përjashtoi vendosjen e një orë policore të plotë në Paris.