Alarm për bombë në institucionet e drejtësisë: Gjykata e Durrësit është nën kërcënime
Një e-mail kërcënues ka mbërritur në Gjykatën e Durrësit, duke pretenduar se brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni. Godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë janë evakuuar, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për verifikimin e kërcënimit.

Një e-mail kërcënues ka mbërritur edhe në Gjykatën e Durrësit, pas Fierit dhe Gjirokastrës, duke pretenduar se brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni. Godinat e Gjykatës dhe Prokurorisë janë evakuuar, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle për verifikimin e kërcënimit.
Paralelisht, vijojnë hetimet për identifikimin e autorit të mesazhit. Kërcënimi me e-mail është bërë në rreth 140 adresash institucionesh në vend. Po ashtu alarm për bombë është dhenë edhe në Gjykatën e Shkallës së Pare në Gjirokastër.
Sapo autoritetet e gjykatës kanë informuar Policinë Vendore, specialistët e Kibernetikës në këto policë kanë shkuar në zyrën e Marrëdhënieve me Publikun në këto gjykatë, në të cilën kishte mbërritur emaili kërcënues, dhe i kanë marrë kallëzimin personit që merret me administrimin e postës elektronike në këto gjykatë.
Ky është kërcënimi i dytë për vendosjen e një bombe në këto gjykatë, pas atij të datës 9 tetor.
Në mesazhin kërcënues, autorët paralajmëronin gjithashtu një seri sulmesh terroriste në territorin e vendit, duke përdorur edhe gjuhë fetare dhe kërcënime për ndryshimin e rendit politik dhe vendosjen e sheriatit.
“Ju njoftojmë urgjentisht se në këto moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni”, thuhet në emailin e dërguar.