Policia ndërhyn pranë Ministrisë së Jashtme, protestuesit nuk do të ndërpriten
Protestuesit kanë deklaruar se nuk do ta ndërpriten revoltën, duke kundërshtuar largimin e të rinjve nga Shqipëria dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Policia ka nisur shoqërimet e para të protestuesve në Tiranë, pas përplasjeve që kanë përfshirë të rinjtë dhe forcat e rendit pranë Ministrisë së Jashtme. Efektivë me uniformë dhe civilë, të pajisur me shkopinj gome, kanë ndërhynë për të ndaluar disa prej protestuesve. Situata është përshkallëzuar pasi policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë të rinjtë, të cilët kanë vijuar të qëndrojnë në zonë. Forca të shumta policie janë angazhuar që prej nisjes së protesteve, ndërsa përplasjet janë zhvendosur në disa zona të kryeqytetit. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do ta ndërpriten revoltën, duke kundërshtuar largimin e të rinjve nga Shqipëria dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Deri tani nuk ka një numër zyrtar të personave të shoqëruar nga policia.