Aktualitet

Richarlison akuzon senatorin Bolsonaro: Më kë vjedhur ishullin

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Futbollisti brazilian Richarlison akuzoi senatorin brazilian Flavio Bolsonaro se i kërcënoi dhe i vjedh ishullin e tij privat në Angra dos Reis.

Foto nga burimi: Brazil, Richarlison akuzon senatorin Bolsonaro: Më kë vjedhur ishullin

Richarlison vazhdon të përbëjë lajm për bëmat e tij jashtë fushave të lojës. Këtë radhë sulmuesi brazilian akuzoi hapur senatorin brazilian Flavio Bolsonaron, djalin e ish presidentit Jair, se i vodhi ishullin e tij privat. Futbollisti tregon se ka blerë një ishull në Angra dos Reis, në Costa Verde të Rio de Janeiro në periudhën 2020-2021. Ai shtoi se kishte marrë oferta të shumta për blerje edhe nga Bolsonaro, por që ai refuzoi të gjitha propozimet. ‘Nuk doja t’ia shisja ishullin -tregon Richarlison- pikërisht për faktin që unë nuk hoqa dorë, këta tipa përfituan nga situata në gjykatë. Po sistemonim praktikat burokratike dhe na thanë se u deshën disa muaj, në mos vite, për të zgjidhur çështjen. Por Flavio Bolsonaro dhe ky Ëiller Tomaz shkuan atje dhe për 24 orë morën ishullin në zotërim. Fakti është që sistemi gjyqësor dështoi, Ata tipa morën ishullin pa shpenzuar asnjë cent mesa di unë. Unë shpenzova rreth 10 milionë realë brazilianë dhe nuk mora asgjë’. Tani kjo çështje kalon në duart e autoriteteve braziliane.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.