Organizatat e shoqërisë civile dhe media kërkojnë hetim të incidenteve të protestave në Tiranë
Organizatat e shoqërisë civile dhe media kanë lëshuar një deklaratë përballë përshkallëzimit të tensioneve dhe raportimeve për të lënduar gjatë protestave në Tiranë. Ata kërkojnë hetim të pavarur dhe të paanshëm për incidentet, identifikimin e personave të përfshirë dhe respektimin e të drejtave themelore.

Organizatat e shoqërisë civile dhe media kanë lëshuar një deklaratë përballë përshkallëzimit të tensioneve dhe raportimeve për të lënduar gjatë protestave në Tiranë. Ata kërkojnë hetim të pavarur dhe të paanshëm për incidentet, identifikimin e personave të përfshirë dhe respektimin e të drejtave themelore.
Në një letër drejtuar Drejtorit të Policisë së Shtetit dhe drejtorit të Policisë së Tiranës, organizatat kërkojnë një seri masash për të parandaluar përsëritjen e incidenteve të ngjashme. Ata kërkojnë që efektivët të mbajnë shenja individuale identifikimi të dukshme dhe që punonjësit me veshje civile të identifikohen përpara ndërhyrjes.
Organizatat gjithashtu kërkojnë ruajtjen e pamjeve filmike, regjistrimeve të kamerave trupore dhe të automjeteve, komunikimeve radio, urdhrave operacionalë dhe dokumenteve të tjera që mund të shërbejnë si prova. Materialet duhet t’u vihen në dispozicion Prokurorisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), ndërsa procedimet penale dhe ato disiplinore duhet të zhvillohen paralelisht.
Deklarata e organizatave të shoqërisë civile kërkon ndalimin e menjëhershëm të dhunës dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët. Ata bëjnë thirrje protestuesve të shmangin sulmet ndaj personave dhe dëmtimin e pronës, ndërsa autoriteteve u kërkojnë të lehtësojnë ushtrimin e së drejtës së protestës, të ulin tensionet dhe të parandalojnë lëndimet.
Organizatat e shoqërisë civile dhe media kërkojnë që çdo pretendim për dhunë apo përdorim të paligjshëm të forcës të hetohet shpejt, në mënyrë të pavarur dhe të paanshme. Ata gjithashtu kërkojnë ndihmë të menjëhershme mjekësore për çdo të lënduar, mbrojtje të posaçme për të miturit dhe respektimin e të drejtave të çdo personi të ndaluar.