Aktualitet
Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, policia në gatishmëri me ujëhedhëse
Protestuesit janë rikthyer në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministrisë, ndërsa policia është në gatishmëri me ujëhedhëse dhe kanq gjuajtur me plumba gome.

Një grup protestuesish është rikthyer në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" përpara Kryeministrisë, pasi kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të policisë. Protestuesit janë kundërprerë me hedhje uji dhe kanq gjuajtur me plumba gome.
Ndërkohë, shoqërimet e protestuesve janë nisur në zonën e parkut "Rinia" pranë "Tajvanit". Situata është e tensionuar dhe policia është në gatishmëri për të përdorur ujëhedhëse për të shpërndarë protestuesit.