Regjisori Saimir Kumbaro i kërkon Edi Ramanë të largohet nga detyra
Regjisori i njohur Saimir Kumbaro ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra, për shkak të tensioneve dhe përplasjeve me policinë në Tiranë.

Regjisori i njohur shqiptar Saimir Kumbaro i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, duke i kërkuar të largohet nga detyra. Kumbaro ka shprehur pakënaqësinë e tij për situatën që po përjeton vendi, duke e lidhur protestën e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë me mungesën e shpresës për të ardhmen në vendin e tyre.
Kumbaro ka thënë se zemërimi i studentëve nuk mund të shihet si një episod i izoluar, por si shprehje e pakënaqësisë së akumuluar ndër vite. Ai ka kujtuar se 25 vjet më parë u premtohej shqiptarëve një jetë me dinjitet, por sot, pas 25 vitesh, e vë rininë përballë dhunës. Kumbaro ka kërkuar që Rama të jep dorëheqjen, duke e akuzuar se ai është përgjegjës për gjithçka që po ndodh në vend.