Aktualitet

Kriza kombëtare ante portas…

2 min leximPublikuar më

Burimi: Pamfleti ·

Kriza kombëtare është një gjendje e jashtëzakonshme dhe e rendë paqëndrueshme që prek të gjithë strukturën e një shteti. Ajo ndodh kur institucionet kryesore, ekonomia ose siguria publike kërcënohen në mënyrë të tillë që funksionimi normal i vendit paralizohet ose rrezikohet seriozisht.

Foto nga burimi: Kriza kombëtare ante portas…

Në këtë moment, gjendja aktuale e akteve të dhunshme, e lidhur me protestat e filluara pak ditë më parë dhe me tensionet sociale që burojnë prej tyre, duhet të konsiderohet një krizë kombëtare apo jo. Kjo varet nga shkalla e përshtatjes dhe nga ndikimi i saj mbi stabilitetin e shtetit.

Nëse flasim për përshtatjen, protestat tashmë kanë marrë shtrirje mbarëkombëtare, ndërsa ndikimi i tyre mbetet ende në fazat e para. Fakti që ministrat dhe punonjës të administratës publike nuk mund të shkojnë normalisht në zyra për të përmbushur detyrimet e tyre sipas ligjit, apo fakti që shumë anëtarë të Kuvendit qëndrojnë të fshehur ose lëvizin nën shoqërimin e truprojave private, pra në pamundësi për të ushtruar normalisht veprimtarinë e tyre, t’ë shtyn në përfundimin se situata aktuale e akteve të dhunshme tregon një krizë të mprehtë politike dhe sociale që ka arritur nivele të larta të tensionit.

Megjithatë, për sa kohë strukturat bazë të shtetit dhe rendi kushtetues mbeten në këmbë, ajo klasifikohet më shumë si një krizë e rendit të stabiliteti dhe besimi ndaj qeverisë Rama se sa si një krizë kombëtare totale. Nëse dhuna përshtatet deri në paralizimin e plotë të jetës publike dhe ekonomike, atëherë kalimi në një krizë kombëtare bëhet i pashmangshëm.

Sistemi i qeverisjes në Republikën e Shqipërisë bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor. Ky parashikim kushtetues presupozon që Kuvendi, si pushtet legjislativ, të ushtrojë kontrollin mbi drejtimin politik të vendit, domethënë të vlerësojë nëse Qeveria, si pushtet ekzekutiv, po zbaton kuadrin ligjor në fuqi në Republikën e Shqipërisë.

Kuvendi ushteton këtë kontroll nëpërmjet instrumenteve ligjore si seancat e pyetjeve, mocionet dhe debatet parlamentare mbi çështje që lidhen me zbatimin e politikave qeveritare, me zbatimin e ligjeve dhe me qëndrimet e qeverisë mbi çështje të ndryshme. Gjithashtu, ai ka të drejtën të ngrejë komisione hetimore për të shqyrtuar çështje të vëçanta; përfundimet e këtyre komisioneve nuk janë detyruese për gjykatat, por mund të njoftohen Prokurorisë, e cila i vlerëson sipas procedurës së caktuar me ligj.

Kuvendi mund të thirret në çdo kohë në seancë të jashtëzakonshme nga Presidenti i Republikës, Kryeministri ose nga një e pestë e të gjithë deputetëve. Sipas Nenit 74, pika 2 të Kushtetutës dhe Nenit 42 të Rregullores së Kuvendit, Kuvendi mund të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar çështje të rëndësishme për vendin.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.