"Pretendimi për një viktimë të protestës në Tiranë është një mashtrim"
Një fotografi e një 16-vjeçarit që humbi jetën në Greqi është përdorur në Facebook për të mbështetur pretendimin se një i mitur kishte humbur jetën gjatë protestave në Tiranë si pasojë e dhunës së policisë.

Një fotografi e një 16-vjeçarit që humbi jetën në Greqi është përdorur në Facebook për të mbështetur pretendimin se një i mitur kishte humbur jetën gjatë protestave në Tiranë si pasojë e dhunës së policisë. Postimi u publikua në faqen "Info Shqip" dhe mori qindra reagime dhe komente. Kërkimi me Google lenses tregon se fotografia është e Asllan Gjanës, një 16-vjeçar shqiptar që kishte humbur jetën në Greqi disa javë më parë, në rrethana që nuk kanë asnjë lidhje me protestat në Tiranë. Asllan Gjana ishte një futbollist 16-vjeçar me origjinë shqiptare që luante në Greqi dhe kishte ndërruar jetë në zonën e Kavalës në Greqi. Pretendimi se fotografia tregon një 16-vjeçar që humbi jetën nga dhuna e policisë gjatë protestave në Tiranë vlerësohet si i pavërtetë.