Policia nis hetimet për disa efektivë të lidhur me protestuesit
Policia e Shtetit ka nisur veprime hetimore për disa efektivë të lidhur me protestuesit, pasi dyshohet se kanë lidhje me grupet e tij.

Policia e Shtetit ka nisur veprime hetimore të brendshme, pasi dyshohet se disa punonjës policie kanë lidhje me protestuesit. Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Shtetit. Burime për CNA konfirmuan zhvillimin e hetimeve lidhur me raste të tilla. Ende nuk dihet lidhja konkrete që mund të kenë këta efektivë me grupet e tij që protestojnë. Ndërkohë, Strukturat e Policisë së Shtetit kanë nisur gjurmimin e rasteve dhe hetimin e thelluar për të zbërthyer skemën që qëndron pas akteve të lidhura me protestën që po zhvillohet që prej një jave.