Arjan Bellai trajneri më i mirë i javës së 7-të në Abissnet Superiore
Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në kampionatin “Abissnet Superiore” dhe trajnerin më të mirë, Arjan Bellai.

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 7-të në kampionatin “Abissnet Superiore”. Skema e përzgjedhur është 1-3-5-2 dhe trajneri më i mirë i javës është shpallur Arjan Bellai i Vorës.
Në formacionin e kësaj jave përfaqësohen pesë skuadra të kampionatit, me Egnatian që ka tre lojtarë të përzgjedhur, ndërsa Vora, Tirana dhe Skënderbeu përfaqësohen me nga dy futbollistë. Një lojtar ka edhe Teuta dhe Vllaznia.
Në portë është përzgjedhur Levan Tandilashvili i Egnatias. Në repartin e mbrojtjes bëjnë pjesë Jurgen Vrapi i Vorës, Georgios Lagonidis i Skënderbeut dhe Geralb Smajli i Egnatias.
Mesfusha përbëhet nga Bernard Karrica i Vorës, Ergis Arifi i Teutës, Ardit Krymi dhe Bernard Berisha të Tiranës, si dhe Esat Mala i Vllaznisë.
Në repartin ofensiv janë përzgjedhur Bismark Charles i Skënderbeut dhe Daniel Adjessa i Egnatias.
Trajneri më i mirë i javës së 7-të është vlerësuar Arjan Bellai, pas fitores 4-1 të Vorës ndaj Partizanit.