Rama është vetmi që mund ta integrojë Shqipërinë në BE, thotë zëdhënësja e KE
Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, tha se anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe se dialogu është kyç për të ecur përpara.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Paula Pinho, tha se Shqipëria ka shënuar përparim në reforma, duke nënvizuar rëndësinë e vijimit dhe zbatimit të tyre dhe dialogut si elemente thelbësore për avancimin e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Pinho tha se Shqipëria vijon të shënojë përparim në reformat kryesore të lidhura me anëtarësimin në BE dhe se është thelbësore që Shqipëria të vijojë zbatimin e reformave të nevojshme për përafrimin me legjislacionin e BE-së. Ajo shtoi se krijimi i një bilanci konkret të zbatimit të këtyre reformave është thelbësor për suksesin e tyre.
Pinho përfundoi duke thënë se anëtarësimi në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë dhe se dialogu është kyç për të ecur përpara.