Protestat studentore në Shqipëri: Pretendimet për shtim të avionëve nga Izraeli
Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë, ndërsa në rrjetet sociale është përhapur pretendimi se është shtuar numri i fluturimeve nga Tel Avivi për në Tiranë. Megjithatë, imazhet që shoqërojnë pretendimet përmbajnë mospërputhje logjike dhe nuk shoqërohen me të dhëna krahasuese për fluturimet e mëparshme.

Protestat studentore në Shqipëri vazhdojnë në ditën e tretë, ndërsa në rrjetet sociale është përhapur pretendimi se është shtuar numri i fluturimeve nga Tel Avivi për në Tiranë. Pretendimet thonë se pasagjerët e këtyre fluturimeve ishin vërtet turistë apo ushtarë që infiltrojnë protestën studentore.
Megjithatë, imazhet që shoqërojnë pretendimet përmbajnë mospërputhje logjike që hedhin dyshime mbi vërtetësinë e tyre. Vërehet se tre nga pesë fluturimet e pretenduara kanë të njejtin numër identifikimi të fluturimit, LY5183, ndërkohë që kanë orare mbërritjeje të ndryshme.
Një sistem i tillë identifikimi, ku tre fluturime të planifikuara që nisen në të njejtën ditë ndajnë të njejtin numër, nuk është standarti dhe do të kishte shkaktuar kaos në aeroport. Të dhënat e kërkimit me numrin e fluturimit LY5183 në dy faqe të ndryshme të gjurmimit të avionëve tregojnë se me këtë fluturim kanë udhëtuar pasagjerë nga Tel Avivi në Tiranë më 14, 15, 16, 18 dhe 19 tetor 2026.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka mohuar shtim apo reduktim të fluturimeve nga Tel Avivi drejt Tiranës, duke sqaruar se gjatë sezonit të verës, mes këtyre dy qyteteve operojnë tre linja ajrore me mesatarisht 22-24 fluturime në javë, ose 3 fluturime në ditë. Në kohën e këtij shkrimi, aeroporti i Tiranës afishon dy fluturime nga Tel Avivi respektivisht të hënën dhe të martën.