Rikthehen përplasjet në Shqipëri
Protestuesit dhe policia janë në përplasje në Shqipëri, pasi një grup të rinjsh ka sulmuar efektivët e policisë me gurë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në qendër të Tiranës.

Policia shpërndan protestuesit nga bulevardi, ndërhyn me gaz e ujë Pas sulmit me gurë, policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Më pas, forcat e rendit aktivizuan automjetet që hedhin ujë me presion, ndërsa nga vendngjarja raportohet se efektivët qëlluan edhe me plumba gome në drejtim të protestuesve.
Situata para Kryeministrisë u tensionua pas rreth një ore qetësie, kur një grup të rinjsh hodhi gurë ndaj forcave të rendit. Policia ndërhyni me gaz lotsjellës, automjete me ujë me presion dhe, sipas raportimeve nga vendngjarja, plumba gome, duke shpërndarë protestuesit në disa drejtime.
Kanë nisur përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë. Qetësia mes palëve nuk zgjati më shumë se 60 minuta, pasi një grup të rinjsh nisi të hidhte gurë ndaj efektivëve të policisë që ndodheshin brenda perimetrit të godinës qeveritare.
Në operacion u angazhuan tre automjete me ujë me presion, të cilat ndërhynë për të larguar protestuesit nga bulevardi. Ndërkohë, policia vendosi një kordon përpara Ministrisë së Brendshme, duke kufizuar lëvizjen e turmës në atë pjesë të zonës.
Kjo është përplasja e parë e raportuar gjatë orëve të pasdites mes protestuesve dhe forcave të rendit. Incidenti nisi kur një grup të rinjsh sulmoi me gurë efektivët e Forcave të Ndërhynies së Shpejtë, të cilët kishin marrë pozicione brenda perimetrit të Kryeministrisë.
Pas ndërhynies me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, policia vijoi ndjekjen e grupeve të protestuesve në të dy kahet e Unazës. Protestuesit u shpërndanë në drejtime të ndryshme, ndërsa forcat e rendit vijuan ndërhynjen për të liruar bulevardin.
Deri në këto momente, materiali i raportuar nuk jep të dhëna për persona të lënduar apo të shoqëruar nga policia.
Media që s’e dorëzon pavarësine e saj, i paraprine një qeverisje te ndershme. Pamfleti është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.