Kronikë

Dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 persona! Në kërkim 15 të tjerë

1 min leximPublikuar më

Burimi: Euronews Albania ·

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar pas dëmtimit të Gjykatës së Apelit nga protestuesit. 5 persona janë vënë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim.

Foto nga burimi: Dëmtuan me sende të forta dyert dhe dritaret e Gjykatës së Apelit, arrestohen 5 persona! Në kërkim 15 të tjerë

Policia e Tiranës ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me dëmtimin e Gjykatës së Apelit nga protestuesit. Mësohet se 5 persona janë vënë në pranga teksa 15 të tjerë janë në kërkim. Mes të arrestuarve është edhe një i mitur 16 vjeç.

Policia bën me dije se ka sekuestruar lëndë piroteknike. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi ata dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit.

“Tiranë/ Dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e godinës së Gjykatës së Apelit, vihen në pranga 5 shtetas, shpallen në kërkim 15 të tjerë.

Sekuestrohet një sasi lëndësh piroteknike. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera përgjatë tubimit të sotëm, te Gjykata e Apelit, u identifikuan 20 shtetas që dëmtuan me sende të forta, dyert dhe dritaret e këtij institucioni.

Në vijim, u arrestuan 5 prej tyre, konkretisht shtetasit: A. P., 37 vjeç, S. R., 32 vjeç, L. D., 20 vjeç, P. P., 24 vjeç dhe një i mitur 16 vjeç.

16-vjeçarit, gjatë kontrollit, iu gjetën lëndë piroteknike. Gjithashtu, u shpallën kërkim 15 shtetas të tjerë. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.