Protestuesit kanë shpërndarë në pika të ndryshme të kryeqytetit, pas sulmeve të rënda ndaj bizneseve
Protestuesit kanë shpërndarë në pika të ndryshme të kryeqytetit, pas sulmeve të rënda ndaj bizneseve, duke paralizuar punën për qindra prej tyre dhe duke shtuar ankthin për qytetarët mbi depozita dhe kursimet e tyre.

Shqipëria është përfshirë prej një javë në një valë të fuqishme protestash. Protestat e të rinjve janë shoqëruar edhe me episode të rënda dhunë. Një nga elementet që ka dalluar nga protestat e deritanishme në vend lidhet me faktin se studentët dhe të rinjtë që protestojnë çdo ditë në rrugët e kryeqytetit kanë shënjestruar edhe bizneset. Bëhet fjalë për sulme ndaj bizneseve të ndryshme të vendosura pranë rrugëve kryesore të Tiranës, mes të cilave edhe institucione financiare dhe bankomate. Disa prej akteve të dhunës kanë përfshirë thyerjet e fasadave prej xhami, gjuajtjet me pllaka trotuaresh, dëmtim qepenash, vënien zjarri dhe shumë ngjarje të tjera të rënda. Protestat që kanë hyrë këtë të hënë nuk kanë sjellë vetëm sulme ndaj bizneseve, por kanë paralizuar edhe punën për qindra prej tyre, çka pasohet me kosto financiare të shumta, që mund të rezultojnë në një hap me rrezik jo vetëm për të ardhmen e tyre, por edhe për ekonomisë shqiptare. Sektori bankar është një ndër të prekurit, pasi sulmet dhe dëmtimi i disa filialeve dhe bankomateve të lidhura me to ka sjellë edhe ndërprerje të shërbimit, e mbi të gjitha, ka shtuar ankthin për qytetarët mbi depozita dhe kursimet e tyre. Si të mos mjaftonin aktet gati-gati vandale ndaj hapësirës publike, sulmet e shumta të të rinjve protestues po godasin rëndë bizneset e vendit. Bëhet fjalë për biznese të ndryshme, një pjesë prej tyre biznese të vogla dhe biznese familjare, që mbajnë ekonomisht qindra mijëra shqiptarë. Paradoksalisht, protestuesit cenojnë pikërisht këto biznese, që nuk kanë asnjë faj për inatet dhe revoltën e të rinjve ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Shqetësimi për protestat e dhunshme u adresua edhe në mesazhet e percjella nga komunitetet fetare. Në qëndrimet e tyre publike, krerët e këtyre komuniteteve thanë se paqja shoqërore është në rrezik, pasi Shqipëria është e të gjithëve dhe jo vetëm e atyre që protestojnë. Shqipëria i nevojiten protesta paqësore, që shprehin pakënaqësitë qytetare përmes formave të ndryshme të rezistencës, pa dhunuar bizneset, që mbajnë gjallë ekonomisë së vendit.