Përplasje me policinë dhe sulm ndaj Gjykatës së Apelit, 5 të arrestuar
Protesta e të rinjve në Shqipëri u përplas me policinë dhe rezultoi në sulm ndaj Gjykatës së Apelit, duke shkaktuar dëme materiale dhe arrestimin e 5 protestuesve.

Gjatë protestës shtatë ditore, të rinjtë u përplasën me policinë dhe sulmuan dyert e Gjykatës së Apelit me sende të forta, duke thyen xhamat dhe shkaktuar dëme materiale. Disa prej tyre arritën të hynin brenda ambienteve të gjykatës, duke shkaktuar dëme të tjera.
Policia njoftoi se 5 protestues janë vënë në pranga, ndërsa 15 të tjerë janë në kërkim. Protesta kishte nisur në mënyrë paqësore, por rreth orës 12:30 situata ndryshoi, pasi protestuesit filluan të hedhin gurë në drejtim të efektivëve të policisë.
Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe autoboti dhe furgonët e policisë u drejtuan drejt protestuesve, duke i detyruar ata të tërhiqeshin në drejtim të ish-parkut “Rinia” dhe bulevardit. Përplasje të tjera u shënuan në parkun “Rinia”, ku policia ndërhyri papritur ndaj protestuesve. Gjatë këtyre përplasjeve, një protestues u tentua të shoqërohej nga policia, por ndërhyrja dhe presioni i protestuesve të tjerë bënë që ai të lirohej.
Gjatë pasdites, policia lejoi kalimin e protestuesve në bulevard, ndërsa dhjetëra efektivë dhe automjete policie u pozicionuan përpara godinës së Kryeministrisë për të garantuar rendin dhe sigurinë.