Amir Abrashi, një ikonë e historisë së Grasshoppers
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi, ka arritur një moment të rëndësishëm në karrierën e tij të pasur në Grasshoppers, duke regjistruar paraqitjen e 300-të me fanellën e klubit.

Amir Abrashi është një nga ikonat më të mëdha të Grasshoppers, dhe momenti i tij i fundit në Kupën e Zvicrës ka shënjuar një tjetër vlerësim të emrit të tij. Në ndeshjen e fundit kundër Grencenit, Abrashi regjistroi paraqitjen e 300-të me fanellën e klubit, duke e vulosur përfundimisht emrin e tij si një nga ikonat më të mëdha të Grasshoppers.
Ky moment i vërtetuar ka shënjuar një rikthim në vëmendje për disa nga episodet epike që kanë shënjuar rrugën e tij, ku shpirti i sakrificuar, karakteri i hekurt dhe lidhja e pandashme me ngjyrat e ekipit janë shpikur. Një nga momentet më dridhëse mbetet padyshim ai i muajit maj, gjatë një sfide mbijetese kundër Aarau. Në minutat e kohës shtesë, Abrashi mori një goditje të rendë në fytyrë nga kundërshtari Obekser, i cili u ndeshkua menjëherë me karton të kuq.
Ndonëse mjekët u detyruan t'i qepin plagën e hapur në kokë direkt në mes të fushës, kapiteni nuk u dorëzua. Ai u rikthye në lojë i fashuar duke ndihmuar ekipin, ndërsa pas ndeshjes doli para kamerave me fytyrën e përgjakur duke deklaruar hapur dashurinë për klubin.
Por rrugëtimi i tij ka pasur edhe momente mjaft komike dhe të pazakonta. Në gushtin e vitit 2012, kur ishte vetëm 22 vjeç, ai shënloi golin e fitores 2-0 në transfertën ndaj Lucernit. Gjatë festës së shfrenuar, shoku i skuadrës, Toko, i kërcenu nga prapa duke i shkaktuar një lëndim në këmbë që e detyroi të braktiste fushën e lojës në mes të takimit. Pavarësisht këtij incidenti absurd, ai e kaloi gjithçka me sportivitet të plotë.
Si një lider i vërtetë, shqiptari ka ditur të marrë frenat e skuadrës edhe në momentet më të errëta. Në pranverën e vitit 2024, pas një humbjeje të rendë 3-0 përballë Jang Bojsit, rënia nga kategoria dukej si një makth i pashmangshëm. Kapiteni mblodhi lojtarët në fushë dhe me tone të ashpra kërkoi që askush të mos dorëzohej në asnjë moment.
Skenari rezultoi i suksesshëm. Siku që shpesh, derbi është një sfidë mbi të gjitha tjetrat për Abrashin, një ndeshje pas së cilës fitorja festohet pa fund në rrugët e qytetit, ndërsa humbja e detyron të mbyllet në shtëpë.