Aktualitet
PAMJE TË RËNDA/ Reprezalje policore! Shtatë efektivë rrethojnë protestuesin, e dhunojnë me shkopa gome dhe e shtrijnë në tokë
Shtatë efektivë kanë rrethuar një protestues dhe e kanë dhunuar me shkopa gome, duke e shtrirë në tokë.

Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë. Shtatë efektivë kanë rrethuar një protestues, e kanë dhunuar me shkopa gome dhe e kanë shtrirë në tokë. Protestuesi dhunohet aq keq, sa nuk çohet më në këmbë, së paku për disa momente. Vijon reprezalja policore, që ndjekin protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit.