Sport

Flick: Dua që skuadra ime të luante me besim, guxim dhe të bashkuar ndaj PSG

1 min leximPublikuar më

Burimi: Top Channel ·

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, foli për ndeshjen e tyre kundër PSG në Parkun e Princave.

Foto nga burimi: Barcelona, Flick dhe sfida me PSG: Do doja që skuadra ime të luante me besim e guxim

Mbrëmjen e kësaj të marte Barcelona do të luajë ndaj Paris Saint Germain në një sfidë që premton të jetë spektakolare. Trajneri Hansi Flick foli në prag të kësaj ndeshjeje që do të luhet në Parkun e Princave me gjermanin që dha recetën e tij për të mposhtur kampionët e Evropës në fuqi. ‘Dua që skuadra ime të luajë me besim, guxim dhe të bashkuar si skuadër, siç kemi bërë në 11 ndeshjet e fundit -tha Hansi Flick- luajmë ndaj një prej skuadrave më të mira, është kampionia e dy sezoneve të fundit dhe kjo është mënyra për të treguar se cili është niveli ynë. Pas kësaj ndeshjeje do të dimë më shumë’. Trajneri i Barcelonës më pas iu përgjigj edhe pyetjes për mënyrën sesi skuadra e tij ushtron presion. ‘Gjithnjë është një rrezik kur luan në një linjë të avancuar, por çështja është te mënyra sesi reagojmë dhe ushtrojmë presion kur humbim topin, si të mbajmë distancat dhe nëse i bëjmë mirë të luajturit në linjë të avancuar ka shumë force. Kemi mbajtur portën të paprekur në vetëm një rast, por kemi shënuar edhe shumë gola -vijoi Flick.

Përmbajtje e përgatitur me ndihmën e automatizimit dhe me citim të burimit. Citimi nuk përbën verifikim të pavarur.

PARASHIKIMI I MOTIT

Moti në qytetin tënd

Po ngarkohet parashikimi…

Parashikimi nga tani: MET Norway · CC BY 4.0

HOROSKOPI I DITËS

Një çast për veten

Marrëdhëniet

Puna dhe planet

· Lexim për argëtim, i përzgjedhur automatikisht çdo ditë.