Protestat në Paris nuk ndikojnë në përballejen PSG-Barcelona në Champions League
Përballeja mes Paris Saint-Germain dhe Barcelona në Champions League do të zhvillohet sipas planit, pavarësisht tensioneve dhe protestave të dhunshme në Francë. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, konfirmoi se ndeshja nuk do të preket nga masat e marra në konsideratë për ngjarjet publike.

Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nuñez, konfirmoi se përballeja mes Paris Saint-Germain dhe Barcelona në Champions League do të zhvillohet sipas planit në "Parc des Princes" në Paris. Kjo konfirmim erdhi pas një takimi urgjent me zyrtarët qeveritarë, në një periudhë të tensionuar për shkak të protestave dhe incidenteve të dhunshme gjatë fundjavës.
Përballeja në "Parc des Princes" pritet të kërkojë angazhimin e një numri të konsiderueshëm forcash sigurie. Policia franceze është nën presion për shkak të protestave studentore që kanë vijuar për disa javësh, ndërsa autoritetet kanë shqyrtuar mundësinë e anulimit të disa aktiviteteve të planifikuara.
Megjithatë, ministri Nuñez sqaroi se kjo mundësi nuk përfshin ndeshjen mes PSG-së dhe Barcelonës. "Kjo nuk ka të bëjë me ndeshjen e nesërme mes PSG-së dhe Barcelonës", deklaroi ai, duke konfirmuar se sfida e rendësishme evropiane do të zhvillohet në orarin e percaktuar.
Edhe ndeshjet e tjera evropiane të planifikuara për këtë javë pritet të luhen sipas programit. Mes tyre është edhe përballeja Lille-Galatasaray, e cila do të zhvillohet të martën në qytetin verior francez, ku gjatë fundjavës janë raportuar grabitje në disa dyqane.
Ndërkohë, trajneri i PSG-së, Luis Enrique, u pyet nëse situata e krijuar në Francë mund të ndikojë te skuadra e tij përpara sfidës me Barcelonën. Tekniku spanjoll preferoi të mos komentonte gjerësisht çështjen, duke theksuar se fokusi i tij mbetet futbolli. "Nuk jam personi i duhur për të folur për këtë çështje. Jam këtu për të folur për futbollin. Sigurisht që nuk e miratoj dhunën, por, për fat të keq, ajo është pjesë e shoqërisë së sotme. Duhet thjesht të qëndrojmë të përqendruar te ndeshja", u shpreh Luis Enrique.
Kështu, pavarësisht klimës së tensionuar dhe masave të shtuara të sigurisë, supersfida mes PSG-së dhe Barcelonës mbetet në kalendar, me vëmendjen që tashmë zhvendoset te përballeja në fushë.