Senatori amerikan Gary Peters: Autoritetet shqiptare të shmangin agresionin ndaj protestuesve paqësorë
Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar për situatën e tensionuar në Shqipëri dhe ka thirrur autoritetet shqiptare të shmangin përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë.

Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin e tij për situatën e përshkallëzuar në Shqipëri dhe ka thirrur autoritetet shqiptare të shmangin përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësorë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Peters ka theksuar se shqiptarët meritonin një qeveri që respekton të drejtat themelore dhe shtetin e së drejtës. Ai ka theksuar se Miçigani ka një komunitet të madh dhe aktiv shqiptaro-amerikan, për të cilin zhvillimet në Shqipëri janë çështje personale. Peters është senator amerikan që përfaqëson shtetin e Michiganit në Senatin e SHBA-së që prej vitit 2015 dhe ka mbajtur role të rëndësishme në komisionet e Senatit.