Protesta në Tiranë, 3 të lënduar gjatë ditës së sotme, mes tyre një i mitur dhe një përfaqësues i medias
Protesta në Tiranë, 3 të lënduar gjatë ditës së sotme, mes tyre një i mitur dhe një përfaqësues i medias

Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur katër kalimtarë, ndërsa në QSUT kanë marrë trajtim një efektiv policie, një protestues i mitur dhe një përfaqësues i medias. Të gjithë të lënduarit janë në gjendje të qëndrueshme. Ndërkohë, që prej 13 tetorit, numri i përgjithshëm i të lënduarve gjatë protestave ka arritur në 310 persona. Në Spitalin Universitar të Traumës sot janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore 4 kalimtarë. Njëri prej tyre, përfaqësues i medias ndërkombëtare, pas marrjes së shërbimit mjekësor ka lënë ambientet e spitalit, në gjendje jashtë rrezikut për jetën dhe me këshillën e mjekut. Aktualisht, në SUT ndodhen 2 kalimtarë, të cilët po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme. Një kalimtar i lënduar gjatë protestës është larguar pasi ka marrë trajtimin. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka raportuar se ditën e sotme janë paraqitur 3 qytetarë për të marrë ndihmë mjekësore, të cilët aktualisht janë në gjendje shëndetësore stabël. Total të lënduar që prej 13 tetorit është 310.