Politikë
Senatori amerikan Peters: Shqiptarët meritojnë një qeveri që respekton ligjin
Senatori amerikan Gary Peters ka reaguar për protestat në Shqipëri, duke thënë se autoritetet lokale duhet të respektojnë të drejtat e protestuesve paqësorë dhe të punojnë për të ulur tensionin dhe parandaluar dhunën e mëtejshme.

Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin e tij për situatën në Shqipëri, duke thënë se autoritetet lokale duhet të përbahen nga agresioni ndaj protestuesve paqësorë dhe të punojnë për të ulur tensionin dhe parandaluar dhunën e mëtejshme. Ai ka shtuar se populli shqiptar meriton një qeveri që respekton të drejtat e tyre themelore dhe mbron sundimin e ligjit.